Noizy kapet me njërin nga forcat e Reneas, gjatë ndihmës që po ofronte për viktimat e tërmetit

19:14 | 27 Nëntor 2019
A. B.

Këngëtari Noizy në një lidhje direkte për Top Channel, ka thënë se është dhunuar nga forcat e policisë.

”Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të vështirë për të nxjerrë soletat, më vonë shkojmë nga stadiumi dhe gatuajmë, unë u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim dhe më thanë që ushqim ka boll por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth. Jo unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend por këtu qëlloi dhe këtu jam ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj, fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb nuk ka lidhje qyteti fshati. Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi. Shikoj se ka ardhur Forcat Renea dhe njëri prej ktyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar. Unë nuk jam fëmijë por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk jam dolën. Jam çarë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noizy por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Unë me shpresë të zotit do të shkoj në stadium. I bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë nevojë të hanë. Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme