Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, dy reperët e njohur shqiptarë Noizy dhe Dardan, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.
“Alles Gut” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer nga gjermanishtja do të thotë “gjithçka është në rregull”.
Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja interpretuese, të cilët kanë shkruar secili pjesën e tyre përkatëse të tekstit.
“Alles Gut” u publikua në orët e para të mëngjesit, teksa deri më tash është pritur mirë nga fansat.
Dardan është një shqiptar, muzika hip-hop e të cilit ka arritur që të depërtojë në tregun gjerman. /Telegrafi/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë