Google ADS

Njihuni me origjinën arabe të 10 yjeve të famshëm në SHBA

02:08 | 16 Shtator 2017
Trina Galanxhi

E gjithë bota është një vend, sidomos në Hollivudi, në lagjen ku dhjetëra mijëra njerëz vijnë nga çdo cep i planetit, për të ndjekur ëndrrat  e tyre, nëse do të bëhen aktorë, aktore, regjisorë, muzikantë dhe kështu me radhë.

Nëse pastaj marrim parasysh, se si vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku gjithkush mund të bëhet i famshëm, loja është bërë. Dhe kështu mund të ndodhë, që të zbulojmë se shumë nga yjet tanë të preferuar, me të vërtetë kanë origjinë shumë larg nga bota perëndimore, në të cilën ata janë bërë simbole të mëdha.

Duke u futur pak në pemën e tyre familjare, mund të zbuloni se shumë personazhe të famshëm kanë origjinë arabe.

Lindur në Nju Xhersi me baba dominikan dhe nënë portorikane, në një intervistë, Zoe Saldana, ka pranuar që ka origjinë libaneze. Për këtë, pranoi, që është një adhurues i madh i kuzhinës libaneze.

Ashtu si Shakira, e lindur në Kolumbi nga një nënë kolumbiane, me një baba të lindur në Nju Jork, por bir i  çifti të emigruar nga Libani në Shtetet e Bashkuara.

Carina, nëna e yllit Baywatch, Yasmine Bleeth, ishte një modele amerikane me origjinë franceze dhe algjeriane. Babai i Jenna Dewan Tatum, gruaja e Channing Tatum janë gjysmë libanezë, gjysmë polakë.

Gjithashtu ishin libanezë edhe gjyshërit e Salma Hayek, lindur në Meksikë dhe të Vince Vaughn, ndërsa nëna e Wentworth Miller, ylli i Prison Break, ka origjinë siriane dhe libaneze.

Babai i ndjerë i Apple, Steve Jobs, u adoptua sapo lindi nga një çift, në Mountain View, në Kaliforni. Por babai i tij biologjik ishte sirian (nëna ishte zvicerane).

Emanoul Aghasi, babai i ish-kampionit të tenisit Andre Agassi, është një iranian me origjinë armene dhe asiriane, i cili u transferua në Las Vegas pasi konkurroi si boksier në Lojërat Olimpike të 1948 dhe 1952 për vendin e tij të lindjes, Iranin.

Në fund, siç dihet, Kim Kardashian është me origjinë armene nga babai i saj dhe skoceze, irlandeze, holandeze dhe angleze nga nëna. Më shumë shkrirje se kaq!/g.sh/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme