Zgjedhet më e ‘Bukura e Botës’ për vitin 2019 (Miss World 2019)

15:16 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Toni-Ann Singh është kurorëzuar Miss World 2019 në vitin e 69 të bukurisë.

Singh mbërtheu kurorën pasi fitoi një ovacion në këmbë nga performanca e saj vokale e “I have Nothing” të Whitney Houston.

23-vjeçarja e cila studionte për psikologji është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Florida.

“Për atë vajzën e vogël në Shën Thomas, Xhamajka dhe të gjitha vajzat në të gjithë botën – ju lutem besoni vetvetes. Ju lutemi dini që jeni e denjë dhe e aftë për të arritur ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ju keni një qëllim”, është shprehur ajo.

Singh ka lindur në Shën Thomas të Xhamajkës dhe dëshiron të jetë mjeke.

Ajo mundi 111 garuese të tjera, përfshirë Miss Ëorld France, Ophély Mézino dhe Miss World India, Suman Rao, për t’u bërë titullarja e katërt nga vendi i Karaibeve.

Xhamajka më parë fitoi tituj Miss Ëorld në vitin 1963, 1976 dhe 1993.

Reagimi i Miss Nigeria, Nyekachi Douglas, e cila u rendit e pesta, reagoi në mënyrë shumë të çuditshme, duke kërcyer lart e poshtë.

“Pra, e nderuar dhe mirënjohëse për këtë mundësi, por mbi të gjitha unë jam duke menduar për punën që duhet të bëhet dhe kam platformën dhe mënyrat për ta bërë atë. Unë jam gati të shkoj atje dhe të punoj. Jam e emocionuar!”, është shprehur Singh.

Në konkurs, Franca doli e dyta dhe India u rendit e treta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme