Njihuni me këngëtaret me të ardhurat më të mëdha në vit

11:00 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Viti që po e lëmë pas, për disa nga këngëtaret e famshme botërore ishte një vit fatlum pasi patën shumë të ardhura financiare.

Në listën e këngëtareve që fituan më së shumti para në vitin 2017, e para radhitet këngëtarja e famshme Beyonce, transmeton arbresh.info

Këngëtarja e famshme arriti të fitoj 105 milionë dollarë nga albumi i saj ‘Lemonade’ dhe ‘Formation’ e po ashtu edhe nga linja e saj e modës Ivy Park.

Menjëherë pas saj si e dyta, radhitet këngëtarja e shumë kërkuar Adele.

29 vjeçarja fitoi 69 milionë dollarë falë turneut të saj ku promovonte albumin e saj të tretë.

E treta në këtë listë radhitet kantautorja e famshme Taylor Swift.

Ajo ka fituar 44 milion dollarë e që në krahasim me fitimet që kishte viteve të kaluara, është një rënie e konsiderueshme, pasi Swift vite me radhë ka udhëhequr me  të ardhura falë muzikës.

Celine Dion këtë vit radhitet në pozitën e katërt.

Këngëtarja me zërin e saj unik, në vitin që po e lëmë pas ka fituar 42 milionë dollarë.

Ajo fitimin kryesor e mori me shitjen e rezidencës së saj në Las Vegas në muajin shkurt, pasi pas vdekjes së burrit të saj, nuk dëshironte të jetonte më atje.

E pesta me fitimet më të mëdha për vitin që po e lëmë pas, radhitet Jennifer Lopez.

48 vjeçarja fitoi rreth 38 milionë dollarë kryesisht nga koncertet e saj muzikore por edhe nga shfaqja e saj e re televizive ‘World Of Dance’ ku ajo vetë është në rolin e gjykatëses dhe  producentes.

Këto ishin pesë pozitat e para, ndërsa në pesë pozitat e fundit janë këto këngëtare:

  1. Dolly Parton me 37 milionë dollarë
  2. Rihanna me 36 milionë dollarë
  3. Britney Spears me 34 milionë dollarë
  4. Katy Perry me 33 milionë dollarë dhe
  5. Barbara Streisand me 30 milionë dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme