Google ADS

Njihuni me grimeren e shumë videoklipeve shqiptare

23:05 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Emri i saj gjendet kudo.

Sidomos nëpër videoklipet e fundit të artistëve shqiptar, shkruan arbresh.info.

Bëhet fjalë për grimeren kosovare Nora Rrahmani.

Ajo ka nisur duke grimuar disa fytyra publike për emisione, e duke vazhduar tek vajzat e videoklipeve.

Skerdi dhe klipi i tij ‘Tradhëtare’ sjell emrin e Norës si make-up artist, më pas klipi i fundit i këngëtares Arta Memedi.

Për dukjen e Artës është përkujdesur pikërisht grimerja Rrahmani.

Ajo po ashtu aktoret e ‘O sa mirë’ Arjola Demirin dhe Adriana Matoshi i ka kliente të rregullta.

Mes tyre edhe shumë moderatore vendore i’a kanë besuar punën asaj.

Kjo është Nora.

E, në vazhdim shikoni fytyrat publike që i ka rregulluar ajo./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme