Ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora një vit më parë publikoi albumin e saj më të fundit “Phoenix”.
Ky album i cili ka gjithsej 12 këngë, përfshirë këtu hitet si: “Anywhere”, “Let you love me”, “Your Song”, etj., pati një interesim dhe shitje të jashtëzakonshëm jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën., shkruan portali arbresh.info
Këtë e bëri të ditur edhe Rita përmes një postimi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, ka treguar se ndjehet krenare me punën e saj.
“1 vit më parë Rita Ora publikoi albumin e dytë Phoenix. Albumi u bë më i miri i vitit 2018, duke u certifikuar me “Gold” në këto shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloninë. “Phoenix” numëron më shumë se 2.2 miliardë shpërndarje në Spotify!”, ka shkruar Rita.
Ndryshe ajo së fundmi është duke u marrë me xhirimet e filmit “Twist”, pasi është përzgjedhur të luajë një nga rolet kryesore të ripërpunimit më të ri të romanit të shkrimtarit të famshëm ,Charles Dickens. /arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok