Google ADS

Një vit nga hyrja në Big Brother VIP, Einxhel Shkira: Gjithçka ndryshoi për të mirë në jetën time

18:15 | 26 Tetor 2022
K.B

Ka kaluar një vit që kur u rikthye Big Brother Albania me edicionin e tij të ri.

Emra të njohur u bën pjesë e spektaklit, mes tyre edhe moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira, e cila u bë një ndër banoret më të komentuara gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme.

Sot Einxhel e ka rikujtuar ditë kur nisi rrugëtimin në BB VIP teksa tha se do ta mbaj mend gjithmonë.

Tutje, ajo tha se në mbrëmje do të hyjë ‘live’ në YouTube dhe do të iu përgjigjet pyetjeve të fansave.

“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, ka shkruar Einxhel.

Kujtojmë që gjatë ‘reality-show’-t Shkira ndër tjera krijoi një lidhje romantike me ish-banorin tjetër, DJ Dagz.

Dyshja po vazhdojnë të shijojnë romancën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme