Një video e Dua Lipas nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale dhe e tregon atë duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg.
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar top-listat globale si “Levitating” dhe “New Rules” publikoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan gjatë fundjavës.
Ndërkohë, një video nga Rajasthan me Dua Lipën është bërë virale në platformat e mediave sociale.
Dua lipa ko na pahchaan ke Rajasthan walo ne usko, uski aukaat dikha di pic.twitter.com/9vXtHr9UB6
— जेंटल मैन (@gentleman07_) December 27, 2023
Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, duket se pa u vënë re nga publiku pavarësisht statusit të saj si yll global.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” shëtiste thuajse e panjohur në rrugët e ngarkuara të Rajasthanit.
“Një turiste normale e huaj për ta”, shkroi një përdorues në X. “Të huajt që shëtitin rreth e rrotull është shumë e zakonshme në Udaipur, kështu që asgjë e madhe dhe, natyrisht, vendasit nuk do të jenë në dijeni të Dua Lipës”, shkroi një tjetër komentues.
Disa njerëz madje shpërndanë meme në seksionin e komenteve të një postimi viral që përmbante videon në rrjetin social X (ish-Twitter).
Fotografitë e pushimeve të Dua Lipas nga Rajasthan u paraqitën si një befasi për fansat e saj. Pas vizitës në Rajasthan, ajo gjithashtu eksploroi New Delhi, teksa vizitoi edhe Varrezat e Humayun dhe Bangla Sahib me familjen e saj
Ndërkohë, udhëtimi i saj në Indi ka qenë gjithashtu i mbuluar me polemika pasi disa njerëz e kritikuan për postimin e fotografive të grave vendase rajasthaneze.
“Çfarë është kjo me gratë e bardha që vijnë në fshatrat indiane dhe bëjnë foto të vendasve sikur është një kopsht zoologjik?”, shkroi një përdorues në X duke kritikuar Dua Lipën. /Telegrafi/
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...