07:39 | 17 Mars 2020
Arbresh.info
Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, është ndër artistët më të famshëm e më të suksesshëm atje.
Ai viteve të fundit është shndërruar në senzacion me projektet që ka sjellur, derisa së fundmi po e shijon bashkëpunimin me këngëtaren Dhurata Dora të titulluar “Lass Los”.
Krahas kësaj, reperi në fjalë ka qenë shumë i angazhuar edhe me koncerte gjithandej Evropës e së fundmi edhe në Amerikë.
Meqë sukseset e tij janë të shumta dhe përfitimet natyrisht tejet të mëdha, Azet kujdeset mjaft shumë edhe për dukjen e tij.
Në një fotografi të fundit të postuar në llogarinë zyrtare, Instagram, ai u paraqit me një bluzë me ngjyra e cila kushton hiç më pak se 269 euro, me çantë po ashtu nga marka Louis Vuitton me vlerë prej 980 euro dhe atlete 180 euro.
Gjithsej mbi 1400 euro ka investuar vetëm për një veshje, e cila është shpërndarë në Instagramin e “What they wearin”, faqe kjo që shpesh prezanton dukjet e yjeve shqiptare. /Telegrafi/