Këngëtari dhe reperi i njohur Stresi së fundi ka publikuar disa mesazhe me një vajzë të mitur.
Ai ka treguar një gjest fisnik, për shkak që një vajzë 17-vjece ka dashur që të takohet me të.
Reperi në shkrim tutje u treguar korrekt dhe i thotë se mund të takohet me të vetëm në koncert e të bëjnë një fotografi, duke ia dhënë një këshillë që të mos takohet me asnjë person pasi ka shumë meshkuj të këqij, shkruan Arbresh.info.
“Ngaqë jeton elb dhe doja që të takoja”, i ka shkruar fillimisht vajza, së cilës Stresi i drejtohet: “Sa vjeçe je ti më lal”, “17”, ka qenë përgjigja.
“Vetëm kur të jem në koncert mund të më takosh të bësh një fotografi është normale, por po të jap një këshillë kurrë mos tako askënd qoftë VIP qoftë kushdo meshkuj të këqij ka plot që nuk dinë me ndalë asgjë nga vetja dhe janë të paparashikueshëm, kështu që mëso nga kjo çfarë po të them”, tha Stresi.
Po ashtu reperi ka thënë se këto raste janë të shumta në estrandën shqiptare, ku shumë vajza adoleshente mashtrohen nga këngëtarët, reperat.
“Jo se dua të bëj të mirin por kam 1000 virtyte që duhet me i pas një fisnik. Zoti i vraftë në qofshin repera a VIP apo çkado qofshin. Çdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur, bëhu burrë dhe ndale epshin”, përfundon postimi i 37 vjeçarit. /Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet