Viti 2018 ka qenë pa diskutim një prej më të suksesshmëve për këngëtaren shqiptare Era Istrefi.
Ajo ishte një nga tre zërat interpretues të himnit të Kampionatit Botëror, që këtë vit u mbajt në Rusi.
“Live it up” është kënga, e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.
Këngëtarja Istrefi së fundmi ka shënuar edhe një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar).
Konkurrencën e këngëtares nga Kosova në këtë kategori e ka bërë publike edhe faqja zyrtare e këtij kompeticioni, në të cilin garojnë emra të njohur ndërkombëtarë.
Për ta ndihmuar artisten ta fitojë çmimin, mund të votoni në faqen zyrtare të “BreakTudo Awards” dhe zgjasin deri në datën 15 tetor. /Telegrafi/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh