Një tjetër këngëtare shqiptare lahet me shampanjë

16:12 | 6 Shtator 2018
A. B.

Këngëtarja Fjolla Morina disa muaj më parë i habiti të gjithë fansat e saj, teksa postoi në “Instastory” një video ku shfaqej duke i larë duart me shampanjë.

Por tani një tjetër këngëtare shqiptare ka bërë të njëjtin veprim. Është Rovena Stefa ajo që ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku shfaqet e veshur me rroba banje dhe në dorë mban dy shishe shampanjë.

“Dikush lahet me shampanjë” shkruan Rovena bashkëngjitur me videon, e cila ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj. Rovena po kalon disa ditë pushimesh së bashku me motrën e saj në Mykonos të Greqisë.

https://www.instagram.com/p/BnWkEkNgewG/?hl=en&taken-by=rovenastefa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme