Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë u plagosën të enjten në Kaliforni gjatë varrimi të reperit të njohur amerikan, Nipsey Hussle.
Incidenti ndodhi afër dyqanit ku reperi u vra në muajin mars, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info
Viktimat e moshës 30-50 vjeç ishin tre meshkuj dhe një grua me ngjyrë.
Policët konfirmuan se të dyshuarit ishin në një Hyundai ngjyrë gri, derisa ngjarja ndodhi në zonën e LA rreth orës 18 e 25 të pasditës në ditën e vorrimit të reperit Hussle.
Nuk ka asnjë indikacion se incidenti ishte i lidhur me procesionin e Nipsey Hussle por shefi i LAPD Moore tha se ngjarja ndodhi në mes të këtij procesioni.
Pas memorialit, një makinë me trupin e Hussle po kalonte ngadalë përgjatë rrugës në distancë rreth 25 milje nëpër qytet. Makina ishte e mbuluar me lule shumëngjyrëshe dhe ndiqej nga një paradë e motoçikletave të policisë dhe qytetarëve në biçikleta që kishin dal për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit, Nipsey Hussle. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...