Një nuse si Leonora Jakupi, shkëlqen në veshje tradicionale shqiptare

10:17 | 25 Maj 2022
A. B.

Përveç karrierës së suksesshme, Leonora Jakupi është mjaft e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft e ndjekur në Instagram ku numëron mbi 293 mijë persona, ndërsa sjell imazhe që marrin vëmendje, shkruan arbresh.info

Së fundmi, Leonora mori vëmendje teksa u shfaq në veshje tradicionale shqiptare.

Kjo duket të jetë vetëm për një fotosesion të ri, e jo për ndonjë rast special siç është dasma.

Ndërkohë, nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave të saj që e komplimentonin për dukjen.

Ndryshe, kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas, Leonora publikoi albumin “Amël”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme