Vetëm një muaj më parë, Rezartës iu desh të përgënjeshtronte lajmin e shtatzënisë, e duhet ta bëjë sërisht këtë fundvit (vetëm në rastin nëse nuk është e vërtetë).
Pas publikimit të një video tek Rezarta shfaqej pranë bashkëshortit dhe vajzës së vogël duke zbukuruar bredhin, portalet vërshuan në lajmet se bukuroshja nga Durrësi ishte në pritje të ëmbël , kjo pas rrumbullakësisë së dukshme të barkut të këngëtares.
Por ishte vetë Rezarta, e cila me një postim në rrjetet sociale, hodhi poshtë të gjitha dyshimet.
Në një postim në Instastory, ajo tregoi se nuk ishte shtatzënë, thjesht i pëlqen shumë ushqimi dhe ka marrë disa kilogramë më shumë. “Lajm i rremë! Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas se po më urojnë shumë miq, ju them: nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur”, ka shkruar ajo. Vetëm ditën e djeshme, ajo poston sërish një pozë nga ato tipiket të grave në pritje të ëmbël. Tejet sensuale , Rezarta shfaqet duke prekur lehtësisht barkun, për të cilin mund të themi që është i rrumbullakosur. Megjithatë në periudhë festash, bukuroshja edhe mund të ketë marrë disa kilogramë shtesë.. ne nuk po themi asgjë
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos