Që nga momenti kur u njoftua se aktori Johnny Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-gruas së tij, Amber Heard, janë ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si fitoi.
Fitorja e Johnny Depp në gjyqin në Virxhinia i është besuar disa momenteve të çështjes sipas profesionistëve ligjorë, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, ekspertët besojnë se ishte pikërisht dëshmia e Kate Moss që i vuri pikat mbi i në tërë çështjen.
Gjatë dëshmisë në gjyq, Heard ka dëshmuar se ajo shpesh ka menduar për Kate Moss, veçanërisht për shkak të thashethemeve se Depp e kishte hedhur atë nga shkallët, ndërsa ata ishin me pushime në Xhamajka.
Moss, i cili ishte në një lidhje me Depp midis 1994 dhe 1998, u thirr nga ekipi i aktorit në javën e fundit të gjyqit për të hedhur poshtë thashethemet.
Në dëshminë e saj të shkurtër, ajo mohoi që Depp e ka hedhur atë nga shkallët, ndërsa ka theksuar se ka rrëshqitur nga shkallët pasi ishte kohë me shi.
Pas dëshmisë së Moss, disa ekspertë ligjorë e kanë deklaruar atë si “gozhda në arkivol” për rastin e Heard.
Shumë avokatë e kanë theksuar se Heard e pati humbur gjyqin që kur ka përmendur Kate Moss.
Çështja përfundoi më 1 qershor me anëtarët e jurisë që i dhanë Depp-it, i cili mohoi se kishte abuzuar me Heard, 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Heard fitoi një nga tre kundërpaditë e saj kundër Depp dhe iu dha 2 milionë dollarë si dëmshpërblim./arbresh.info/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut