Një mami ‘cool’ si Elita, kaq me stil është veshur

17:23 | 16 Tetor 2020
A. B.

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të mirëpresin në jetë edhe një bebe, gjinia e të cilës është vajzë, shkruan portali arbresh.info

Elita ndërkohë nuk ka hezituar që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur e veshur krejt në të zeza, por po duket plot stil dhe sharm.

“Zi <3 ! Pesë muaj shtatënë”- ka shkruar Elita në përshkrimin e fotove.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët i kanë dëshiruar asaj një shtatzëni të lehtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme