Një mama “hot” si Emina Çunmulaj

13:35 | 8 Qershor 2019
A. B.

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, është kthyer për disa ditë në vendlindje.

Ajo ndodhet në Malësinë e Madhe, vend ky në të cilin është lindur dhe rritur modelja, e cila njëkohësisht po shijon pushimet përreth, shkruan portali arbresh.info.

Së fundi, ajo po qëndron për pushime bashkë me vajzat në Ulqin, ku po shijon në maksimum ditët me diell.

Emina ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaq format perfekte në bikini që zeza.

https://www.instagram.com/p/Byca4YrHloi/

“Ulqini im <3 ”, ka qenë mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Emina tash e disa vite është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nezarian, me të cilin ka edhe dy vajza. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme