“Një këmbë në tokë, një çik më lart”, për çfarë e ka Beniada?!

15:36 | 15 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Modelja e njohur Beniada, ishte për disa ditë në Itali dhe mori pjesë në emisionin Tiki Taka nga Piero Chiambretti ku fitoi vëmendjen e mediave.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Beniada tregoi se i dridheshin këmbët, por ishte eksperiencë shumë e bukur dhe ka kujtur me shumë dëshirë.

Ndër të tjera tha se pas përfundimit të Big Brother VIP, Beniada tha se po i merr gjërat me ngadalë dhe nuk do të nxitojë, por të shijojë momentin.

Beniada: Jam shumë e lumtur, është një periudhë shumë e bukur për mua pas Big Brother. Më kanë ftuar te një nga programet më të vjetra në Itali ku flasin për sportin dhe kam bërë fotoshooting.

“Ishte hera e dytë që kthehesha në Itali dhe sa herë që shkoj, ka një energji të paparë. Kur Chiambretti na thirri, më dridhej trupi dhe ka qenë shumë i bukur. Ka qenë një moment magjik.

“Po i marr gjërat si të vijnë. Dua ta shijoj jetën ditë pas dite. Unë mendoj se fama e momentit që kishin banorët e Big Brother mund të shkojë 2 muaj por pastaj vijnë të tjerët. Një këmbë e kam në tokë, një e kam cik lart”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme