Një javë pas ndarjes me futbollistin e famshëm, vdes modelja gjermane

11:43 | 10 Shkurt 2021
A. B.

Bukuroshja Kasia Lenhardt ishte një nga modelet më të njohura në Gjermani.

E përditshmja gjermane ‘Bild’ sot raportoi se ka ndërruar jetë, transmeton portali arbresh.info

Policia gjermane ka njoftuar se Lenhard është gjetur e vdekur, pa dhënë më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie. 

Kujtojmë se modelja ishte në ballina të mediave javën e kaluar pas ndarjes me yllin e Bayernit, Jerome Boateng. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme