“Një herë martohesh”! Xhensila blen këpucët e dasmës mbi 3 mijë euro

01:20 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

“Një herë martohesh”, thonë kur dëshiron të blesh diçka të shtrenjtë e të bukur me rastin e ditës së madhe. Dhe Xhensila Myrtezaj kështu ka vepruar pasi pa këpucët “Jimmy Choo”.

Ajo mbeti e mahnitur gjatë vizitës në një dyqan të markës së njohur në Itali, dhe publikoi një video në “Instastory” ku tregoi këpucët e mrekullueshme me gurë që shkëlqejnë. Sot ato janë bërë të sajat.

Xhensila ka publikuar foton me fustanin që do të veshë në ditën e madhe dhe këpucët me kristale që janë dizenjuar nga “Jimmy Choo” si pjesë e koleksionit të këpucëve të Hirushes dhe kushtojnë 3,495 euro.

chimmy-choo maxresdefault-1024x576

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme