Këngëtarja e dashur për publikun Jonida Maqili pak ditë më parë ka publikuar këngë e saj të re që titullohet ‘N’Errësirë’, e cila u prit mjaft mirë nga të gjithë
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku dhe ka rrëfyer më shumë për jetën e saj private dhe për realizimin e këngës së re.
Ndër të tjera Jonida ka treguar për publikun dhe periudhën më të errët të jetës së saj, ku dhe ka treguar se ka qenë momenti që ajo ka prezantuar spektaklin ‘Dancing With the Stars’ pasi ndjekësit në rrjetet sociale e bezdisnin me komentet që i linin.
“M’u desh të drejtoja “Dancing with The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re.
Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbajë mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, ka treguar këngëtarja gjatë intervistës.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...