Google ADS

Një fjali e Prince Charles e ka lënduar përgjithmonë Princeshën Diana

23:50 | 30 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Martesa e Prince Charles dhe Princeshës Diana ishte larg nga të qenit e përsosur, dhe nëse do të duhet të përshkruhej me një fjalë, do ishte martesë me gjemba.

Të gjitha skandalet që lidhen me këtë çift janë të njohura tashmë për publikun, prandaj nuk është për t’u habitur që për Princeshën Diana flitet edhe sot. egjithëse dihet që Charles nuk e vlerësonte ish-gruan e tij, një fjali që shqiptoi ishte një traumë e vërtetë për Dianën, transmeton portal arbresh.info

Dhe ndërsa Princi i Uellsit tronditi ish-gruan e tij në disa raste, ishte një situatë që e la atë të traumatizuar shumë më vonë. Momenti famëkeq ndodhi para se ata të dy të martoheshin.

Eksperti thotë se Princesha Diana ka mundur të mos humb jetën nga aksidenti

Gjatë intervistës së fejesës së tyre, gazetari i ka pyetur ata dy nëse janë të dashuruar.
“Po, absolutisht”, kishte thënë Diana.
“Çfarëdo që të thotë kjo…”, ishte përgjigjja e Charles.

Megjithëse atëherë nuk tregoi asgjë, vite më vonë ajo pranoi se përgjigjja e tij e ndoqi dhe se me kalimin e kohës u bë një traumë e vërtetë për të.

“Më goditi fort. Mendova, çfarë përgjigje e çuditshme, dhe më vonë kuptova gjithçka që fshihej pas saj,” tha ajo në një intervistë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme