Një emër i veçantë për vajzën e Leonora Poloskës dhe Andin Randrobravës

17:42 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Çifti i njohur Andin Randrobrava dhe Leonora Poloska u bënë prindër për herë të parë pak ditë më parë.

Këngëtarja Leonora Poloska solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e kanë pagëzuar me një emër të veçantë.

Është bërë e ditur se ata kanë vendosur ta quajnë Andora vajzën e tyre, njëjtë sikur emri i një qyteti të vogël bregdetar në provincën italiane të Savonës.

Nuk dihet nëse ka qenë ky qytet inspirim për ta, apo shteti i Andorrës i kufizuar nga Spanja e Franca, mirëpo mund të thuhet se çifti janë kanë dal më së miri që të bëjnë një përzgjedhje të rrallë, por edhe të bukur!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme