Këngëtarja e njohur Selena Gomez është gati të zbulojë për fansat detaje nga jeta e saj.
Përmes një postimi në Instagram, 30-vjeçarja ka zbuluar përmes një video se do të publikojë së shpejti dokumentarin mbi jetën e saj, të titulluar “My Mind & Me”.
“Dëshironi të dëgjoni një pjesë të historisë sime… My Mind & Me, së shpejti në AppleTvPlus”, shkruan këngëtarja në postim.
Dokumentari do të përshkruajë betejat e Selenës gjatë karrierës së saj.
Gjatë një njoftimi për shtyp thuhej se “Pas vitesh në qendër të vëmendjes, Selena Gomez arrin një sukses të paimagjinueshëm. Por pikërisht kur ajo arrin një kulm të ri, një kthesë e papritur e tërheq atë në errësirë. Ky dokumentar unik i papërpunuar dhe intim përfshin udhëtimin e saj gjashtë-vjeçar drejt një dritë të re.
Ky dokumentarë do të drejtohet nga regjisori amerikan Alek Keshishian, i cili më parë drejtoi edhe dokumentarin muzikor të vitit 1991 Madonna: Truth or Dare.
Sakaq, kompania AppleTvPlus nuk ka zbuluar ende një datë zyrtare mbi publikimin e dokumentarit, My Mind & Me.
View this post on Instagram
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...