Një çifti i ri në horizont? Bebe Rexha fotografohet si rrallëherë përkrah një mashkulli

21:47 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Bebe Rexha nuk ekspozohet shpesh në publik në shoqërinë e meshkujve. Për jetën e saj private, dimë vetëm që është përfolur për një lidhje me Martin Garrix dhe asgjë tjetër.

Por Bebe është aq e famshme në SHBA sa sado të mundohet nuk do mundet t’u shpëtojë gjithmonë paparacëve.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare është parë e shoqëruar me një mashkull misterioz, me të cilin kishte dalë për të blerë ushqime.

Bebe me djaloshin brun u shfaqën të veshur thjeshtë dhe mbanin maska dhe doreza, të cilat pasi mbaruan blerjet i hoqën.

Ata dukeshin shumë të afërt, megjithatë nuk pati asnjë puthje apo gjest që të mund të konfirmonte se janë në një lidhje.

Nuk e dimë për ju, por ne po ndjejmë era dashuri!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme