Dokumentacioni që ka poseduar Angelina Jolie për adoptimin e djalit të madh, Maddox, përmban informacione të rrejshme – kështu pohon 51-vjeçari Mounh Sarath, i cili thotë se i ka nënshkruar dokumentet duke u paraqitur si babai biologjik i djalit të aktores.
Sarath ka thënë se kishte nënshkruar sikur ai të ishte babai i Maddox në mënyrë që të përshpejtohej procesi i adoptimit. Ai po ashtu thotë se adresën e ka dhënë në gazeta dhe se Maddox me dokumente është akoma djali i tij.
“Në dokumentet ligjore, Maddox është ende djali im. Angelina, asnjëherë nuk i ka zgjidhur në tërësi problemet rreth adoptimit”, ka deklaruar burri nga Kamboxhia, i cili punon në jetimore dhe merret me punë bamirëse.
Mediat raportojnë se Jolie me gjasë nuk e ka ditur se çfarë po ndodh dhe si ka shkuar procesi i adoptimit, në të cilin e ka angazhuar agjenten Lauryn Galindo.
Angelina e ka adoptuar Maddoxin në vitin 2002 në Kamboxhia, kur ishte e martuar me Billy Bob Thornton. Që atëherë i ka adoptuar edhe dy fëmijë të tjerë, ndërsa ka edhe tre fëmijë biologjikë.
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit