Një 52 vjeçare si Jennifer Lopez, kësaj radhe nuk lë vend për imagjinatë

10:39 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Jennifer Lopez është afër promovimit të filmit të saj të ardhshëm “Marry Me”, në të cilin luajnë Maluma dhe Owen Wilson.

52-vjeçarja u shfaq së fundi në Instagram ku publikoi disa fotografi të reja nga prapaskenat e fotosesionit të saj të ri për revistën New York Times, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

JLo vjen e veshur me një palë sytjena me prerje dhe një fund që binte nga ijet e saj të markës “Grace Ling”.

Fundi përkatës kishte prerje të shumta, të cilat theksonin të pasmet e saj seksi.

E bërë nga materiali elastik dhe i rehatshëm i trikove, pjesa binte poshtë në ije dhe kishte rripa të hollë që lidheshin pas qafës.

Karakteristika më e dukshme e fundit ishte ‘pllaka katrore skulpturore e poshtme’ e cila bashkohej me rripat që krijonin formën e tangave.

Në një tjetër fotografi, Jennifer Lopez veshi sipër edhe një xhaketë sportive me material lëkure të po së njëjtës markë.

Jennifer Lopez po shijon lidhjen e saj të dashurisë me Ben Affleck. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme