Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në formatin e shumë shikuar Big Brother VIP Albania.
Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.
Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtarja e hitit “Histori” tha se u sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme – duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkërisht në një orar tjetër.
Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.
Nita ka mbi 100 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe përgjatë gjithë kësaj kohe është shquar për maturinë, edukatën familjare që ka treguar dhe reagimet e saj të qeta dhe asnjëherë ofenduese.
Nga opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, Nita u cilësua si “Shotë Galica” e shtëpisë gjatë një spektakli, gjersa opinionisti tjetër Arbër Hajdari, tha se ajo e ka bërë plotësisht krenare Kosovën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...