Nita debaton ashpër me Ronaldon: Nuk guxon të më prekësh me dorë

18:24 | 9 Prill 2023
E.H

Mbrëmë (e shtunë) tre prej vajzave të shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë vendosur që t’i bëjnë një rreng Ronaldos.

Me këtë veprim, Deamishel, Jori dhe Keisi e kanë nervozuar gazetarin, i cili “fajin” e kësaj ndodhie ia ka hedhur edhe dikujt tjetër.

Bëhet fjalë për Nitën, së cilës ai në një moment i hodhi miell mbi kokën e saj.

Ai shkoi në shtratin e Nitës dhe duke e prekur te krahu, i tha “Fli shpirt merr energji për nesër”.

Ndonëse Nita i kërkoi disa herë që të mos e prekte, Ronaldo nuk ia vuri veshin dhe e bëri. Nita u ngrit me nerva nga krevati dhe debatoi me Ronaldon jashtë në oborr, shkruan telegrafi.

Ajo i tha atij se nuk është askushi që ta prekë atë pa miratimin e saj dhe i tha mos të guxoi ta përsërisë më, aq më tepër kur ishte në gjumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme