Ang Lee, regjisori fitues i “Oscarit” për “Life of Pi” dhe “Brokeback Mountain”, do të drejtojë një film për legjendën e arteve marciale, Bruce Lee.
Djali i Ang Lee, Mason Lee, është bashkangjitur për të luajtur në filmin, i cili është në zhvillim e sipër në Sony’s, 3000 Pictures.
Dan Futterman, i cili shkroi “Capote” dhe “Foxcatcher”, është duke e përshtatur skenarin edhe për këtë projekt.
Jean Castelli, Alex Law, Mabel Cheung dhe Wells Tower kanë shkruar versionet e mëparshme të skenarit.
Bruce Lee, i cili vdiq në vitin 1973 në moshën 32 vjeçare, parti një prani të shkurtër por të qëndrueshme në Hollywood si aktor, regjisor dhe ekspert i arteve marciale.
Filmat e tij, duke përfshirë “Fist of Fury”, “Enter the Dragon” dhe “The Way of the Dragon”, si dhe seriali televiziv “The Green Hornet”, popullarizuan artet marciale në të gjithë globin në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve ’70.
Lawrence Grey, Shannon Lee, Ang Lee, Ben Everard dhe Brian Bell do të shërbejnë si producentë.
Elizabeth Gabler dhe Marisa Paiva janë duke mbikëqyrur projektin për studion.
Filmi ende pa titull ribashkon Lee me Gabler, Paiva dhe kryetarin e Sony Pictures, Tom Rothman, pasi punuan së bashku në dramën aventureske fituese të “Oscar”-it të vitit 2012, “Life of Pi”.
Mason Lee, i cili është 32 vjeç, është shfaqur në “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Hangover Part II”.
Së fundmi ai luajti në komedinë romantike tajvaneze “Stand By Me”, dramën e Hong Kongut “Limbo” dhe “Who Killed Cock Robin”.
Deadline Hollywood raportoi fillimisht lajmin për filmin e ardhshëm biografik të Bruce Lee.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...