Nisin përgatitjet e skenës në Tiranë ku do të perfomojë Dua Lipa

11:14 | 22 Nëntor 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në Shqipëri me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Tashmë kur pak ditë kanë mbetur nga koncerti, kanë nisur edhe përgaditjet.

Montimi i skenës ka nisur në qendër të Tiranës, aty ku Dua pritet të performojë për festat e Nëntorit.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022, është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit “Sunny Hill” të shpërndarë nga Dua.

Kujtojmë se, kjo është hera e dytë që Dua rikthehet në Tiranë brenda vitit, pasi ajo ndodhej në Shqipëri edhe në gusht për festivalin “Sunny Hill”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme