Në Top Channel starton reality show Big Brother Vip në edicionin e tij të tretë.
Spektaklin premierë do keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Për të gjithë ata abonentë që nuk kanë ende një abonim, nata hapëse e Big Brother Vip Albania 3 do të transmetohet falas në aplikacionin Digitalb në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë botën. Shkarkoni aplikacionin dhe ndiqeni falas këtë mbrëmje.
Autorët kanë zbuluar zyrtarisht dy nga banorët disa orë para nisjes së spektaklit. Ata janë gazetarja Ledjona Xheladinaj me eksperiencë prej 12 vitesh në gazetari dhe programet investigative.
Dhe banori i dytë i zbuluar deri më tani është Meriton Mjekiqi, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator. Emisioni i tij është ndër më të suksesshmit në Kosovës.
Personazhet Big Brother Vip të sezonit të tretë do nisin shpallen dhe të hyjnë me radhë në shtëpinë e madhe të këtij reality show. Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia do jetë edhe më mbresëlënëse. Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Një teknologji avangard televizive për formatet reality show.
Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.
Tashmë gjithçka është gati për të filluar të ndezim dritat e shtëpisë një e nga një. Shtëpi e cila për muajt e ardhshëm do të jetë më e vëzhguara.
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi
Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta