Starton sonte në mbrëmje Eurovision 2023, ngjarja më e njohur e këngës në botë.
Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, “Eurosong” përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.
Emri i finlandezit Käärijä ka qenë prej ditësh në krye të top listave dhe sot, sipas eurovisionworld.com, ai është në vendin e dytë pas Loreen dhe ‘Tattoo’. Käärijä do të këndojë i fundit në gjysmëfinalen e sotme dhe kualifikimi i tij është pothuajse një përfundim i paramenduar.
Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...