Nikki Haley dëgjon këngët e Bebe Rexhës

12:29 | 12 Tetor 2018
A. B.

Nikki Haley, ambasadorja në largim e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara dëgjon muzikën e këngëtares kosovare Bebe Rexhës.

Ajo në një postim ka treguar se gjatë kthimit me tren në qytet, pasi i është anuluar fluturimi, ka dëgjuar Bebe Rexhën, Rihannën dhe të famshmen Adel.

Haley më 9 tetor ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadores në OKB, por këtë post do ta mbajë deri në fund të këtij viti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme