Google ADS

Nicole Scherzinger thotë se karriera e ka lënë të vetmuar

09:11 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Nicole Scherzinger ka thënë se loja e famës ka bërë që ajo të mbetet beqare ende.

Këngëtarja dhe gjyqtarja e X-Factor ka deklaruar se sakrifikon shumë në jetën personale për të mbajtur në formë karrierën e saj, transmeton arbresh.info.

Kësisoj, 39 vjeçarja sikur ka dashur të bëjë me dije se romanca e saj me tenistin Grigor Dimitrov mund të jetë në lëkundje.

“Është e vështirë. Nuk do të gënjej. Jam çdo herë në udhëtime, gjithmonë e vetmuar. Mendoj se secili në këtë industri ndihet i vetmuar”, ka thënë Scherzinger.

Nicole ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje me kampionin e shumfishtë të Formula 1, Lewis Hamilton./arbresh.info/

emb-pay-prod-exc-x-factor-judge-nicole-scherzinger-and-tennis-player-boyfriend-grigor-dimitrov

prod-file-photo-nicole-scherzinger-splits-from-lewis-hamilton

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme