Aktorja e njohur Nicole Kidman ka zbuluar se cili është sekreti që e mban atë në formë gjatë gjitha kohës.
Ajo për pamjen e saj thotë se meritën më të madhe e ka noti dhe këmbëngulja e saj për të qëndruar aktive.
Bjondja bukuroshe që mbushi 50 vjet muajin e kaluar duket mahnitëse falë ushtrimeve të rregullta që bën.
“Bëj ushtrime, po jo edhe aq shumë. Më pëlqen të notoj dhe të vrapoj. Në fakt më pëlqen shumë të merrem me sport”, ka thënë ajo për mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
Nicole vuri në dukje trupin e saj kur pozoi për revistën Love, duke e mbushur revistën me dashurinë që ka për burrin e saj Keith Urban, për fëmijët e saj dhe shtëpinë e saj në Tenesi ku edhe jeton.
Gjatë intevistët ajo ka shtuar se ka përkrahje të madhe nga burri i saj, i cili i ndihmon edhe me aktivitetet fizike.
Kidman ka theksuar se ka marrë mbështetje të madhe nga burri i saj që të jetë pjesë e serialit “Little Lies’ , në të cilin serial karakteri që luan ajo është nën ndikimin e dhunës brutale./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...