Nicole Kidman ka folur hapur lidhur me ndikimin e pandemisë së coronavirusit te fëmijët e saj dhe si janë përballur të gjithë me mbylljen.
Në një intervistë për versionin britanik të revistës Glamour, aktorja ka thënë se dy vajzat e saj (nga lidhja me Keith Urban) në një mënyrë janë mësuar me mësimin virtual, duke qenë se edhe në të kaluarën kanë udhëtuar vazhdimisht për shkak të punës së prindërve të tyre, ndërsa për shkak të kësaj nuk takohen shpesh me shoqërinë e tyre.
“Meqenëse shpesh udhëtojmë dhe nuk duam të ndahemi, fëmijët tanë janë mësuar që mësimin ta ndjekin online, por ajo që u pengon shumë, është distancimi shoqëror”, ka thënë 54-vjeçarja, e cila ka edhe një djalë dhe një vajzë nga lidhja me aktorin Tom Cruise.
Kidman thotë se fëmijët e përjetojnë pandeminë si një pamundësi për të rënë në kontakt me shokët dhe se kjo ndikon shumë në formimin e personalitetit të tyre.
“Një nga gjërat më të vështira është që t’i shohësh fëmijët duke u përmalluar për shoqërinë e tyre”, ka thënë Nicole duke shtuar më tej se edhe asaj kishin filluar t’i mungonin miqtë duke i shikuar përjetimet e fëmijëve të saj.
Sidoqoftë, në një intervistë të mëparshme për Daily Telegraph, Kidman kishte thënë se familja e saj ia doli të qëndronte e shëndetshme gjatë izolimit.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...