Aktorja e njohur Nicole Kidman është treguar gjithnjë e rezervuar për fëmijët adoptivë që ka me ish-bashkëshortin e saj aktorin Tom Cruise.
Por gjatë intervistë më të fundit që ajo ka dhënë për “Vanity Fair” aktorja është shprehur për ta. Nicole ka thënë se vajza e saj 26-vjeçare Isabella jeton në Londër, ndërsa djali 24-vjeçar Connor në Miami.
“Bella jeton në rrethinat e Londrës. Ajo është e martuar dhe ka nisur linjën e saj të T-shirt (BKC Bella Nicole Kidman). Ajo ndihet më shumë britanike. Ne kemi jetuar aty në kohët kur janë xhiruar filmat “Eyes Wide Shut”, Mission Impossible, dhe The Portrait of a Lady. Të dy fëmijët kanë patur theks britanik kur kanë qenë të vegjël. Ndërkohë Connor është muzikant dhe jeton në Miami,”-ka thënë aktorja.
Nicole dhe Tom i adoptuan fëmijët gjatë kohës kur ishin të martuar, lidhje e cila zgjati nga 1990 deri në 2001.
Gjithashtu Kidman ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e saj me Keith Urban, Sunday 10 vjeçe dhe Faith 8 vjeçe./Opinion/
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit