Reperja e njohur amerikane, Nicki Minaj, komentohet gjithnjë për paraqitjet e saj eksplicite.
Së fundmi, ajo ka prezantuar për fansat dy projektet e saj të reja, “Barbie Tingz” dhe “Chun-Li”, këngë këto të cilat i ka realizuar edhe me klipe.
Si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë radhë ajo ka rrëmbyer vëmendjen me performancën e saj provokuese brenda klipit, shkruan telegrafi.
Në klipin “Chun-Li”, reperja shfaqet me një veshje të ekspozuar, ku në një pjesë të madhe të videos, ka xhiruar gjoksin nga afër.
Nuk është hera e parë që ajo vë në pah gjoksin atraktiv, kjo pasi një gjë të tillë, Nicki e ka bërë edhe në shumë prej paraqitjeve në evente të ndryshme.
Përndryshe, ajo është shumë e pëlqyer për pamjen e saj, të cilën ajo e ngjason me atë të një kukulle barbi, kjo për shkak të modelit të gjatë të flokëve që mban.
Gjatë vitit 2018, Nicki ka qenë shumë aktive me këngë dhe klipe, teksa muaj më parë kishte sjellë remiksin e këngës “Krippy Crush” së bashku me Farruko, Bad Bunny dhe Travis Scott.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...