Google ADS

Nicki Minaj e bllokon Meek Mill në rrjetet sociale

14:44 | 17 Dhjetor 2018
arbresh.info

Meek Mill nuk ka gjykime për ish të dashurën e tij, Nicki Minaj.

Reperi i “Dangerous” ka komunikuar me fansat e tij, ditën e diel, në Instagram ku i është përgjigjur një serie të pyetjeve.

Një nga pyetjet e atyre që e ndjekin dhe e adhurojnë reperin ishte se si ndihet ai për të dashurin e ish-të dashurës së tij [Nicki Minaj], Kenneth Petty.

“Nuk ndjej asgjë…nuk e njoh atë në mënyrë që të kemi një gjykim për të”, ka shkruar Mill në Twitter duke iu referuar historisë kontraverse me ligjet.

Mill më pas ka zbuluar se ai ka provuar të mësojë më shumë rreth lidhjes së re të dashurisë të Minaj në Instagram por nuk ka mundur të bëjë një gjë të tillë.

“Unë kam dashur ta njoh, të marrë më shumë detaje në faqen e saj por e kuptova se Nicki më ka bllokuar”, ka thënë Mill, transmeton Klan Kosova.Në javët e fundit, Minaj – e cila ishte në lidhje me Mill që nga viti 2015 derinë vitin 2017 – duke nxitur madje edhe thashetheme se ishin fejuar, para ndarjes – ka nisur një romancë me Kenneth Petty, lidhje që e ka zyrtarizuar në Instagram, më herët gjatë këtij muaji.Megjithatë, e kaluara kriminale e të dashurit të saj bëri që shumë fansa ta akuzonin reperen.

Petty, 40 vjeçar, është një shkelës [i nivelit të dytë] i krimeve që ndërlidhen me seksin, në shtetin e New Yorkut.

Ai u dënua në muajin prill të vitit 1995 për tentim përdhunimi të shkallës së parë ndaj një vajze 16 vjeçare, një krim i kryer në muajin shtator të vitit 1994.Petty po ashtu ishte gjetur fajtor për vrasje pa paramendim të shkallës së parë, më 2 mars të vitit 2006, duke marrë dënimin maksimal – 10 vjet burgim.

Pas shtatë vjetësh burgim, ai ishte liruar me kusht, në muajin shtator të vitit 2013.Por pavarësisht të gjitha komenteve, Minaj duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga i dashuri i saj, pasi ajo në mënyrë të vazhdueshme ka postuar fotografi me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme