“Nga Zvicra në Tiranë për Mevlanin”: Për herë të parë, një vajzë vjen vetëm për një djalë

00:39 | 27 Mars 2022
Trina Galanxhi

Filloreta është konkurentja më e re që i bashkohet “Përputhen”.

Mirëpo, ndryshe nga çdo vajzë tjetër që vjen pa ide të qarta, Filloreta ka ardhur nga Zvicra vetëm për Mevlanin.

“Unë kam ardhur për Mevlanin. Më pëlqen sinqeriteti i tij, mënyra sesi sillet, ka sjellje të mira. Që i këndon vajzave nuk më pëlqen, por ka vlera të tjera”, tha Filloreta.

Mevlani tha se nuk e prite që të ishte i preferuari i Filloretës, teksa u shpreh i hapur për ta njohur më tej./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme