Ramë Lahaj, tenori shqiptar me famë botërore, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat.
Duke u nisur nga shembulli i tij ku para 20 vitesh ishte ushtar i UÇK-së dhe sot tenor i famshëm, Lahaj kërkon që të gjithë të bëhen luftëtarë të fuqishëm për të fituar betejat.
Postim i tij në Facebook
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande.
Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.
https://www.facebook.com/rame.lahaj/photos/a.1638039723151928/2304304606525433/?type=3
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...