Google ADS

“Nga momentet e vështira tek tradhtia”, Adrola Dushi rrëfen momente nga jeta e saj

09:06 | 13 Prill 2022
A. B.

Modelja, Adrola Dushi përmes rrjetit social “Instagram” ka vendosur të realizojë një pyetësor me ndjekësit duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre që nga karriera te jeta personale.

Një nga ndjekësit e pyeti Adrolën për momentin më të vështirë të jetës së saj dhe modelja tregoi se ka pasur raste kur është ndierë sikur ndodhej në errësirë, por më pas e ka kaluar duke i rikujtuar vetes gjërat e bukura që ka në jetë.

“Ka patur raste kur jam ndierë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesia më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”, tregoi Adrola.

Një tjetër pyetje ishte: Nëse je femër kaq e bukur a ka shance që ta lëndojnë dhe ta tradhtojnë (në çdo kuptim)?

“Nuk është bukuria ajo që na përcakton si njerëz. Gjithsesi nuk besoj se ka rëndësi sa i/e bukur je apo sa fantastik je ti si njeri që të të tradhtojnë apo lëndojnë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre duke u bazuar në mënyrën se si janë ata dhe jo se si është personi që kanë përballë. Kështu që nuk duhet ta merrni personale zgjedhjen e personit që merr vendime të tilla”, u përgjigj Adrola.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme