Google ADS

Nga Miss në pilote,më e bukura e vendit do t’i drejtojë avionët

17:11 | 28 Korrik 2018
A. B.

Bukuroshja nga Filipinet, e cila në qershor të këtij viti fitoi kurorën e missit në Belgjikë, Angeline Flor Pua, do të jetë e vetmja femër në shkollën e pilotimit e cila shumë shpejt do të marrë diplomën për ngasje të avionit.

Aftësitë e mëdha të 23 vjeçares, i kanë rënë në sy edhe njërës ndër kompanitë më të mëdha ajrore, ‘Emirates’.

Duket se aftësitë e Angeline nuk e kanë lënë të qetë publikun, të cilët e paragjykuan shpesh, madje edhe për prejardhjen e saj, mirëpo Miss Belgjika 2018 ka treguar shumë herë se ka lindur dhe është rritur në po këtë vend në të cilin edhe rrëmbeu kurorën e saj të fundit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme