Nga kush u befasua Blerona për Shën Valentin?

18:22 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Dita e të dashuruarve u shënua dje dhe shumë nga figurat e njohura të skenës sonë shfrytëzuan rasti ti shprehin dashurinë partnerëve të tyre.

Por, kishte edhe nga ata që janë ende beqar e që dhurata morën nga miqtë e tyre, shkruan arbresh.info.

I tillë ishte rasti i moderatorës së RTV21, Blerona Zeqirit e cila u befasua nga miku i saj, Milot Nuraj.

“Për momentet e sikletshme në punë që mi jep, për stresin që ma jep, për kafet që kurrë nuk mi qetë. Urime Shën Valentini meqenëse je singël”- ka shkruar Miloti në letrën që ia ka lënë Bleronës së bashku më një lule.

Moderatorja e njohur është shumë e rezervuar sa i përket jetës private duke mos zbuluar nëse është në lidhje apo jo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme