Ilir Shaqiri, balerini i njohur dhe njëkohësisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka preferuar të qëndrojë jashtë vëmendjes së publikut me dalje televizive dhe intervista.
Megjithatë, në një intervistë për revistën Class ai i ka rrëfyer të gjitha: nga dasma tek marrëdhënia me banorët e sidomos ka treguar dhe misterin pas prishjes së miqësisë me Sabian Medinin. Ai tha se është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.
“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi.
Ai foli edhe për marrëdhënien me Sabianin.
“Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt.”, tha balerini.
Pyetjes se përse nuk ka shkuar në programin e Donaldit, ai iu përgjigj se nuk a dashur të ripërsërisë situatën e Big Brother.
“Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit.”
Ai foli dhe për lajmet që qarkulluan së fundmi në lidhje me dasmën që u përfol se do të bëhej në Durrës.
“Dasmë kam gjithmonë, jam me familjen time. Adhuroj surprizat dhe emocionet që ato japin. Për momentin, jam duke menduar koreografinë në spektaklin e radhës që do mbahet në Shqipëri së shpejti. Sa për dasmë, një të tillë e bëra duke zënë peshq, fotot dhe artikujt 2 javë para në plazh. Ne peshkatarët kemi një shprehje, qëllofshi!”, tha balerini./dritare/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...