Nga Buci që i fuste duart në të pasmet e Santianës, në Bucin që ndërron vend se ia kërkoi e fejuara, çfarë ndodhi mbrëmë në BBVK

08:53 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Gjatë gjithë javës që lamë pas, kryetemë e mediave rozë ishte raporti “miqësor mes Santianës dhe Bucit.

Tek mbrëmë, u vunë pikat mbi “i”, në lidhje me këtë raport.

Si fillim të pyetur nga moderatorët të dy banorët mohuan të kenë ndonjë gjë më shumë se shoqëri, kështu u shpreh Santiana e cila tha se ka një lidhje jashtë.

Por Buci deri në momentin që nuk i erdhi e fejuara, u shpreh ndryshe, ai tha se për momentin nuk ndjej gjë, duke lënë kështu të hapur mundësinë për ndonjë gjë më shumë.

Si fillim Vëllai i madh i tregoi Bucit një mesazh që i kishte dërguar, Veron e fejuara e tij e më pas ajo u shfaq në shtëpi.

Gjatë bisedës, ajo kërkoi nga Buci që ta ndryshonte lojën pasi më mirë është vetëm.

Me një ton të zërit, le të themi si me urdhëresa, ajo i tha se çmim më të madh se sa ky që ë ke përball nuk do të kesh kurrë, dhe i kërkoi të mos ulet më afër Santianës.

“Njërzit që je duke i mbajt për afër janë duke ta thith energjinë, janë duke ndiku negativisht te ti në momentin që ti ki me qel derën pas takimit ti ki me ndryshu, nuk është mesazh veç prej meje, është nga familja e shoqëria ti nuk duhesh me na zhgënjy” , i tha ajo Bucit.

E me tu kthyer Buci tek banorët urdhrin nga e fejuara e respektoi dhe u ul afër Adrit dhe Ilirianës.

E nga ana tjetër, e njëjta nuk ndodhi me Santianën, asaj nuk i erdhi një mesash nga i dashuri.

Ani pse disa minuta më parë kishte shprehur se ai e njihte më mirë se kushdo dhe se e dinte për çfarë kishte hyrë brenda.

ndërsa mbrëmë u eliminua Monika Salihu, dhe hynë tre banorë të rijnë.

Vëllai i Madh” i ka sjellë shtëpisë dy banorë të rinj– këngëtarët Mirdon Pacolli dhe Ardi Gashi, ata janë futur të dy por do të llogariten si një banor i vetëm.

Dhe DJ Miss Rose, është konkurrentja tjetër e re që iu është bashkëngjitur formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova./Arbresh.info/

Të ngjashme