Elisa Çaushi është nëna 29-vjeçare e djalit të saj 2 vjeç e gjysmë, Leo, e cila tashmë i ka hyrë aktrimit në Londër si aktore protagoniste e kinemasë +18.
“End of hope” (Fundi i shpresës) titullohet produksioni shqiptaro-anglez i regjisorit Oni Sufi, që ka përzgjedhur ishlojtaren e “Big Brother” të interpretojë në rolin e prostitutës shqiptare në Londër në këtë film me skena të forta erotike, bazuar në historinë e vërtetë të një prej vajzave të trafikuara dhe të nxjerra në rrugët e Londrës.
Për dilemat, dramaticitetin e rolit, skenat me pullë të kuqe dhe pagesën, Elia i rrëfen për herë të parë për “Panorama Plus”.
Pas fotove të tua provokuese si modele, tashmë po punon për xhirimet e një filmi +18 në Londër. Për çfarë bëhet fjalë?
Po, unë jam përzgjedhur aktore kryesore në një film të shkurtër që po e xhirojmë në Londër dhe shpresoj shumë të ketë sukses. Filmi pritet të përfundojë këtë vit. Titullohet “End of hope” (Fundi i shpresës) dhe bën fjalë për prostitucionin, pra, vajzat shqiptare që u rrëmbyen dhe u shitën në rrugë e Londrës.
Pate dilema për ta pranuar këtë rol, që edhe mund të paragjykohet?
Jo. Unë me gjithë kënaqësinë më të madhe do e luaj këtë rol në maksimumin tim dhe do të jetë film shumë i prekshëm, bazuar në histori të vërteta shqiptare. Filmi jep një mesazh që do të thotë se është mirë të jemi të informuar, pra, të mësojmë nëpërmjet tij se ç’ka ndodhur në të vërtetë me qindra vajza nga Shqipëria. E këtu në Angli besoj filmi do të ketë sukses, nëse del bukur perfomanca ime dhe e kastit.
Deri tani ke qenë e njohur si modele, po në aktrim sa komode ndihesh?
Aktrimin besoj që e kam talent. Madje, nuk e di si e kam humbur deri tani. Por kurrë s’është vonë.
Portreti yt është edhe imazhi në posterin e këtij filmi +18. Do të realizosh skena të forta erotike?
Po. Do të ketë disa skena seksi, të cilat do të përpiqem t’i aktroj sa më mirë.
Me pak fjalë, cila është drama e femrës që ti përjeton dhe sjell, sipas skenarit të këtij filmi?
Unë luaj vajzën e mërzitur e të dëshpëruar, që shihet shpesh duke qarë nga peripecitë që kalon. Luaj fatin e tillë të një prej vajzave, që janë rrëmbyer dhe janë prostituar në rrugët e Anglisë, bazuar në një histori reale.
Dhe sa je paguar apo do të paguhesh për këtë rol?
Në fakt, nuk ia vlen ta pranosh këtë rol pa u paguar mirë. Ende jemi në bisedime, por për mua minimumi vlerës është 5 mijë £./Panorama/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...